Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe deputetët e Kuvendit, Arbër Rexhaj, Artan Abrashi dhe Arjeta Rexhepi, bënë homazhe dhe vendosën lule te freskëta në kujtim të dëshmorit Vetim Shala, në përvjetorin e 36-të të rënies së tij.
Kryeministri kujtoi se në vitin 1989, kur u suprimua autonomia e Kosovës, shpërthyen demonstratat gjithandej Kosovës, e sidomos në Prishtinë, me ç’rast u vranë edhe të rinjtë tanë, studentë, në mesin e të cilëve edhe dëshmori Vetim Shala, i cili atë kohë ishte student i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.
Duke përkujtuar dëshmorët, kryeministri tha se ia kujtojnë vetes sonë edhe çmimin e lirisë, edhe idealin e dëshmorëve, por gjithashtu edhe rrugën që duhet të ndjekim për forcimin e shtetit, zhvillimin e ekonomisë, ngritjen e reputacionit të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Ai shtoi se asnjë brez i veprimtarëve nuk duhet t’i harrojë brezat e tjerë të veprimtarëve dhe të gjithë dëshmorët janë bashkë.
Kosova sot është më e sigurt, më demokratike dhe më e mbrojtur e avancuar se kurrë më parë, prandaj, edhe nën dritën e amanetit të dëshmorëve, nuk na humbet asnjëherë as vullneti e as drita për udhën përpara për të mirën e brezit tonë, e të brezave që do të vijnë, u shpreh kryeministri në Prizren.
Pas homazheve Kurti vizitoi prindërit e dëshmorit Vetim Shala, Ramadan dhe Nurije Shala./Arbresh.info/





Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...
I pari i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës zbulon...
Hoti s’ka votë për Vjosa Osmanin, për “propozimet e tjera” t...
Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i ...