Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta pranë Kompleksit Memorial “Heroinat”, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare, Agjencia për Barazi Gjinore shënoi 20-vjetorin e themelimit të saj dhe me këtë rast, në ambientet e parkut “Heroinat”, organizoi një aktivitet simbolik sensibilizues, “Gjelbërimi i Ambientit”, me bimë dekoruese. “Me mbjelljen e bimëve nderojmë dhembjen, sakrificën dhe guximin që nuk do të harrohet kurrë!”, thuhet në mbishkrimin e pllakës së vendosur aty në kujtim të grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.
Në këto homazhe përkujtimore dhe ndërgjegjësuese, të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, të pranishëm krahas kryeministrit Kurti, ishin edhe zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, si dhe deputetë të Kuvendit e kolegë nga kabineti qeveritar./Arbresh.info

KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...