Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetë të Kuvendit dhe bashkëpunëtorë të tij, bëri sot homazhe pranë varrit të luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandantit Ismet Jashari – Kumanova në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.
Teksa lartësoi angazhimin patriotik dhe veprën heroike të Komandantit Ismet Jasharit – Kumanova, kryeministri Kurti theksoi se përmes kujtimit dhe përkujtimit të dëshmorëve të kombit, ne tregojmë respektin dhe nderimin tonë për gjakun e derdhur për liri, i cili ndodhet në rrënjët e shtetit e të Republikës, që e gëzojmë sot dhe po ashtu rikujtojmë idealet e tyre, sepse vetëm me ato ideale para nesh ne mund të bëjmë progres për popullin tonë edhe në aspektin e lirisë e të demokracisë, po edhe të zhvillimit ekonomik e të mirëqenies sociale.

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...