Pas homazheve në Qyshk, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përkujtoi të vrarët nga forcat e armatosura të Serbisë, në Zahaq, Llabjan dhe Pavlan të Pejës.
Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta tek varrezat e martirëve të vrarë mizorisht nga forcat armike serbe, në masakrën e 14 majit të vitit 1999, shkruan Arbresh.info.
Në këto homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Qyshkut dhe fshatrave përreth, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilja Rexhepi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Mevlud Sinani, si dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...