Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me deputetë të Kuvendit bënë homazhe pranë varrezave të martirëve dhe vendosën lule të freskët te pllaka përkujtimore në Memorial të Martirëve në Çikatovë të re.
Aty prehen martirët e vrarë gjatë luftës së fundit dhe viktimat e zhdukura me dhunë, trupat e të cilëve u gjetën më vonë në Serbi dhe u rivarrosën me nderim në këtë memorial.
Memoriali gjithashtu përbëhet nga një mur muzeal, krahas varrezave dhe pllakës përkujtimore dhe hapësira përreth, të krijuara për të respektuar kujtimin e atyre që humbën jetën dhe për të ndihmuar brezat e ardhshëm të njohin historinë./Arbresh.info

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A