Në 25 vjetorin e masakrës në Çikatovë të Vjetër të Drenicës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 25 civilët shqiptarë të paarmatosur të vrarë nga forcat e armatosura të Serbisë më 17 prill 1999.
Pasi mbajti një minutë heshtje në nderim të të vrarëve, Kryeministri Kurti tha se kujtesa e sakrificës së madhe për liri është e përjetshme.
Ai bëri homazhe te varrezat e viktimave të masakrës së Çikatovës, trupat e të cilëve, forcat serbe në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimeve, i morën dhe i dërguan në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi.
Kryeministri Kurti ritheksoi kërkesën për hapje të arkivave të Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, përgjegjëse kryesore për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rudnicë, si dhe për shumë masakra në rajonin e Drenicës e për fatin e shumë personave të zhdukur pas masakrave të kryera në këto fshatra.
Në këto homazhe Kryeministri Kurti, ishte i shoqëruar edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, si dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...