Nën patronatin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, organizohen aktivitete për shënimin e 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, pranë Lapidarit të Policëve të rënë, mbahen homazhe shtetërore në nder të Heroit Enver Zymeri dhe zyrtarëve të tjerë policorë që ranë në krye të detyrës.
Në ceremoni marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Kolonel Gazmend Hoxha, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të sigurisë.
Me këtë rast, bëhet vendosja e kurorave me lule në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që sakrifikuan për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Policia e Kosovës vazhdon të tregojë përkushtim për kujdesin dhe respektin institucional ndaj atyre që dhanë jetën në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...