Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mirëpriti e bashkëbisedoi gjatë ditës së sotme me profesorë e studentë nga shkolla Fletcher e Universitetit Tufts, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të një vizite studimore të tyre në Kosovë.
ZKM njofton se në këtë bisedë, kryeministri foli për tema me interes për pjesëmarrësit, e në fjalën e tij hyrëse adresoi tre vite të qeverisjes sonë progresiste e demokratike si dhe mëtej çështje që përfshijnë situatën gjeopolitike në rajon e më gjerë dhe bashkëpunimin transatlantik e rajonal, përcjell Arbresh.info.
Rreth tre viteve të qeverisjes sonë, kryeministri përmblodhi sukseset dhe rezultatet e arritura në këtë periudhë kohore, duke evidentuar ndryshimin me periudhat paraprake, si në rrafshin ekonomik, përmes rritjes ekonomike, dyfishimin e eksportit dhe investimeve të huaja direkte, dhe rritjen e punësimit, e cila ka prekur veçanërisht të rinjtë dhe gratë.
Përmendi dhe rankimet ndërkombëtare të Kosovës, të cilat në vazhdimësi kanë dëshmuar progresin e shënuar në luftën kundër korrupsionit, në sundim të ligjit e avancimin demokratik të vendit ndër të tjera. Trajtoi dhe mënyrën sesi kjo rritje është rishpërndarë tek qytetarët dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë, si mbështetja për studentët, për nënat lehona e kështu me radhë.
Kryeministri theksoi dhe objektivat e synimet e Republikës së Kosovës, në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Partneritetin për Paqe të NATO-s si dhe Këshillin e Evropës. Ai foli dhe rreth procesit të dialogut, dhe sjelljes destruktive e agresore të Serbisë ndaj shtetit tonë.

Duke i falënderuar për bashkëbisedimin, kryeministri Kurti i uroi qëndrim të këndshëm e të mbarë në Kosovë të gjithë pjesëmarrësve, për ta njohur e eksploruar sa më shumë shtetin tonë./Arbresh.info

Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...