Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohen sot në Bruksel, një ditë para takimit që Kurti do të ketë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Pas takimit Kurti dhe Stoltenberg do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në selinë e NATO-së.
Po ditën e sotme shefi i NATO-s do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ky takim vjen pas tensioneve të fundit në veri të vendit Rreth këtyre tensioneve kishte reaguar edhe vetë Stoltenbergu, i cili kishte kërkuar që problemet të zgjidhen përmes dialogut dhe po ashtu kishte deklaruar se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.
Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel, nesër më 18 gusht.
Ky takim vjen pas më shumë se një viti nga takimi i tyre i fundit, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. /arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen