Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Qerkini, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, Bajram Qerkini.
Duke ndarë dhimbjen me familjen Qerkini, Kurti, në letrën e tij shkruan se baci Bajram ishte shembull i përkushtimit në kërkimin e së vërtetës për të zhdukurit gjatë luftës.
“Bajram Qerkini ishte simbol i forcës dhe durimit të prindit. Si Kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, ai e shndërroi dhimbjen e tij personale në kauzë të përbashkët. Ai u angazhua edhe në nivel institucional, si përfaqësues i shoqatave të familjarëve në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur”, thuhet në telegramin e kryeministrit Kurti.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij, ai u shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe që ndanë rrugëtimin me të./Arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...