Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në veri është situata e qetë, gjë që askush nuk do ta besonte.
Në konferencën për media, Kurti tha se ata që kanë frikë se do të ritensionohet situata në veri të Kosovës, është mirë që të lajmërojnë në polici, raporton Arbresh.info.
“Ata qe thonë se mund të ketë tensione në veri është mirë me i tregu policisë. Kush po don me shkaktu dhunë? Dhuna nuk është fatkeqësi natyrorë. Kam dëgjuar shumë zyrtarë të flasin për erupsionin e dhunës. Në veri nuk ka vullkan. Un i kam lexuar emrat e atyre që kanë shkaktuar dhunë. Nuk mund të flasim për dhunë të natyrshme dhe kjo ka agjenci mbrapa, ka individ dhe të gjithë që i frikësohen le të tregojnë ku bazohen konkretisht” , ka thënë Kurti.
Kurti më tej thotë se gjatë periudhës së tensioneve në veriu, lëndimet e ushtarëve dhe gazetarëve i kanë shkaktuar strukturat ilegale./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje