Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka akuzuar sot Serbinë se ka ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë duke ndihmuar Listën Serbe.
Kjo e fundit, i ka cilësuar si ‘gënjeshtra brutale’ akuzat që Kurti dhe ministri për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq i bën ndaj Serbisë, konkretisht presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit, Millan Radoiçiq, shkruan Arbresh.info.
“Lista Serbe është krenare që ka marrë mbështetjen më të madhe nga populli serb dhe që, pavarësisht të gjitha presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve, arriti të rezistojë falë unitetit të popullit tonë, duke dëshmuar edhe një herë se nuk ka dorëzim”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
LEXO EDHE:
Kurti: Vuçiq autorizoi Radoiçiqin që të ndërhyjë në zgjedhjet e 9 shkurtit
Ndryshe, sot Kurti ka akuzuar Radoiçiqin se me autorizim të Vuçiqit ka kërcënuar dhe shantazhuar qytetarët serb në veri që të votojnë Listën Serbe.
“Sipas urdhrit, votuesit janë kërcënuar se nëse nuk do ta votojnë Listën Serbe do të kenë pasoja. Pjesëtar të strukturave ilegale serbe janë kërcënuar nga Millan Radoiciq përmes kryetarit të komunës ilegale të Mitrovicës së veriut, që të raportojnë të gjithë ata persona që do ta votojnë listën Serbe që të nënshkruhen në listat, ndërsa ata që nuk do ta votojnë t’i bojkotojnë zgjedhjet”, tha Kurti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kurti: Vuçiq autorizoi Radoiçiqin që të ndërhyjë në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq: Serbia nuk do që serbët të integrohen në Kosovë dhe të jetojnë në harmoni
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...