100 për qind e fakteve janë kundër dënimit të aktivistëve të Vetëvendosjes, raporton Arbresh.info.
Kështu pretendojnë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thonë se aktgjykimi dënues I Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër katër aktivistë e të kësaj parti është I bazuar në thashetheme.
Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi gjatë konferencës së thirrur për këtë çështje dhe atë të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, tha se Gjykata e Apelit duhet ta rrëzoj aktgjykimin e shkallës së parë, pasi nuk është i bazuar në fakte.
“Aktgjykimi ndaj aktivistëve të VV-së bazohet në thashetheme. 100 për qind e fakteve që janë mbledhur flasin kundër këtij aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin e sulmit të Kuvendit të Kosovës. Ne jemi të interesuar që këtë çështje të mos e lëmë të pushoj”, tha Kurteshi.
Sipas Kurteshit dënimi i katër aktivistëve lidhet me vdekja e Deharit .
“Zbardhja e vrasjes së Astrit Deharit lidhet me dënimin e katër aktivistëve. Aktgjykimi i gjykatës Themelore në Prishtine 100 për qind bazohet ne thashetheme kurse 100 e fakteve materiale flasin kundër këtij vendimi. Ata nuk kanë asnjë element që mund t’i lidh se këta persona kanë këtyre këtë sulm drejtë Kuvendit të Kosovës”, u shpreh ai.
Ndryshe, katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Hatifi dhe Atdhe Arifi janë dënuar me 21 vjet burg për sulmin në Kuvendin e Kosovës më 4 gusht 2016. /Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...