Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi ka dhënë një varg kritikash për parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.
Kurteshi, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se fjalitë në këtë program janë të përsëritura tash e 17 vite nga çdo qeveri e pasluftës, shkruan arbresh.info.
“Kemi fjali të përsëritura tani e 17 vite nga të gjitha qeveritë. Për shembull, qeveria garanton se askush nuk do të jetë mbi ligjin. Këto janë broçkula demagogjike, premtime të gënjeshtra, dhe krejt këto premtime e kanë degraduar drejtësinë deri në atë masë sa të mendohet se gjithçka kemi vetëm drejtësi nuk kemi. Këto premtime të gënjeshtërta kanë pasur pasoja edhe për shtetin. Ju keni gjithqka por drejtësi nuk keni”, ka thënë Kurteshi.
Ai ka thënë se në programin qeverisës nuk ka asnjë fjalë për dialogun me Serbinë, për liritë dhe të drejtat e njeriut, të zhdukurit dhe diasporën.
“Asnjë fjalë e vetme për të pagjeturit dhe zhdukurit në Kosovë. Asnjë fjalë a dop të qitet kjo temë në dialogun em Serbinë. Serbia i mban njerëzit e pagjetur dhe nuk guxojnë ta hapin këtë temë”, ka thënë Kurteshi./arbresh.info/
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...