Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” a e ka marrë ai kasetën e masakrës së Krushës.
“Përgjigjen e dini, e verteta është se kaseta e masakrës është marrë nga Dashamir Peza, në atë kohë si punonjës i BBC-së. Vetë zoti Baton Haxhiu e hodhi poshtë, unë jamë krenar për çdo sekond të kaluarës time. Pra, për kasetën e morët përgjigjen ishte një trillim.”-tha Basha.
Basha i quajti akuzat “sajesa”, ndërsa tha se Melaim Ballanicën nuk e ka takuar kurrë.
Ndërsa për akuzat se ka marrë pjesë në hetime kundër UÇK, Basha i mohoi po ashtu, ku tha se ka qenë pjesë e ekipit të tribunalit të Hagës që ngriti akuzën kundër Sllobodan Millosheviç 1998-1999 dhe në vitin 2000 në Mitrovicë, ku ka hetuar krimet serbe.
Pjesë nga intervista:
Ballanica ka dhënë disa detaje, që je prezantuar si nip Pejë?
Un këtë e kam thënë disa herë. Akuzat janë sajesa që kanë marrë përgjigje të qartë.
A keni udhëtuar drejt Kukësit, e keni takuar Bellanicën?
Asnjëherë nuk e kam takuar Bellanicën dhe kur vetë Peza thotë që kaseta është marrë dhe është transmetuar nga BBC, sipas pohimeve, kaseta është marrë nga BBC, e tha Dash Peza që nuk ka asnjë interes të dalë e të thotë diçka në favorin tim.
Keni punuar në vitin 1999 në administratën e Tribunalit të Hagës në Tiranë?
Kurrë skam qenë pjesë e asnjë hetimi kundër UÇK
As arrestime?
Arrestimet i bën prokuroria. Unë kam qenë pjesë e ekipit të tribunalit të Hagës që ngriti akuzën kundër Sllobodan Millosheviç 1998-1999. Kam qenë pjesë e këtij ekipi dhe jam krenar. Në Kosovë në detyrën time të parë në Mitrovicë, kemi hetuar disa krime të serbëve në vitin 2000. Këto janë hetimet e vetme ku kam ndihmuar unë. Pastaj u ngrit fabula e Shtëpisë së Verdhë. Brenda 7 ditëve janë fabrikuar tre gënjeshtra, e para për kasetën, e dyta për arrestimin e anëtarit të UÇK dhe e treta për Shtëpinë e Verdhë.
Pse nuk keni folur këto kohë?
Kjo është një tjetër gënjeshtër sepse un kam folur edhe në një studio tjetër. Nuk është hera e parë që flas për këtë. Të njëjtat akuza më janë bërë në 2005, në 2009 dhe në 2011.
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në...
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i...
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...
Barcelona – Newcastle, formacionet zyrtare