Në vitin 2001, më 28 nëntor, është vendosur monumenti i Skënderbeut në qendër të Prishtinës. Fjalën e rastit e kishte mbajtur Presidenti Ibrahim Rugova, atëherë ende në cilësinë e kreut të LDK’së.
Në fjalimin e tij Rugova i kishte thënë se shumë gjenerata e kishin ëndërruar një ditë të tillë. Ndërkohë, të premten që shkoi, monumenti i Skënderbeut në Tiranë, ishte mbuluar për të mos u parë nga ata që kanë falur namazin në sheshin “Skënderbej”. Një akt i tillë, i Bashkësisë Islame të Shqipërisë ka nxitur shumë reagime.
Por, në vitin 2001, monumenti i Skënderbeut kishte mbushur sheshin në Prishtinë.
“Shumë gjenerata të mëparshme, si dhe gjenerata jonë e kemi ëndërruar këtë ditë. Gjeneratat e reja fëmijët tani, do të rriten me Skënderbeun, do të rriten me heroin e vet”. Do të ndihen më të qetë edhe dëshmorët e shumë brezave dhe ata të luftës së fundit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot Kosova është e lirë, e bën të lirë nipat e tij dhe miqtë e Skënderbeut”, kishte thënë Rugova atë kohë.
Më poshtë mund ta ndiqni të plotë fjalimin e Ibrahim Rugovës.
https://www.youtube.com/watch?v=r8Ah6LuS5o4
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...
KEK në gatishmëri maksimale: Të gjitha kapacitetet në shërbi...
Presidentja Osmani me shpresë që rezultati i zgjedhjeve rezu...
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...