Prokurori Special, Sylë Hoxha, i cili ka hetuar në rastin e kontrabandës në Veri dhe në disa komuna të tjera, në emisionin Pressing ka dhënë informata rreth operacionit të madh të realizuar sot Veri.
Hoxha thotë se ky rast ka nisur që nga prilli i vitit 2018, ndërsa deri tani kanë hetuar zyrtarët policorë për kontrabandim.
“Që nga prilli i vitit të kaluar kemi filluar me procedura për shkak se kemi pasur informata se në disa . Prej shtatorit kemi marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve”, ka thënë Hoxha.
“Ne kemi ardhë deri çështja që të shkojmë për një kërkesë për bastisje të shtëpive”, ka shtuar ai.
Ai ka treguar se arrestimet e kryera dje në pikën kufitare në Vërmicë nuk kanë pasur lidhje me hetimet që ai ka kryer për zyrtarët policorë në Veri.
Kjo nuk ka të bëjë me arrestimet në Vermicë. Operacioni në veri ka pasur lidhje edhe me disa komuna si Drenas, Vushtrri”, është shprehur Prokurori Special.
“Ne i kemi hapur hetimet për krim të organizuar dhe kontrabandim. Ne i kemi hapur hetimet për 19 zyrtarë policorë”, ka shtuar ai.
Syla thotë se sot janë bastisur 12 shtëpi, ndërsa thotë se disa prej të dyshuarve nuk janë gjetur në pronat e tyre.
“Me urdhëresë të Gjykatës Themelore Prishtina, Policia i ka bastisur 12 lokacione për arrestimin e 19 personave”
Ai thotë se lidhjet e oparacionit në veri me policët në Drenas mendohet se kanë funksionuar si rrjet për kontrabandë. /Express/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit