Google ADS

Kur do t’i kthehen bashkëpunimit Kosova dhe Shqipëria?

08:20 | 14 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Ne vend se të kemi harmonizim qoftë në çështje politike e qoftë në çështje kulturore, Kosova e Shqipëria po vazhdojnë të krijojnë ngërçe mes vete.

E kjo duket se do të ketë pasoja afatgjate për marrëdhëniet e dy shteteve thotë, analisti politik, Mazllum Baraliu.

Sipas Baraliut, shkarjet në politikë që po bëhen muajve të fundit po sjellin hendikep në raportet ekonomike e tregtare të të dy shteteve.

“Ka shumë marrëveshje që janë nënshkruar në mbledhjet e përbashkëta sikurse për reklamë. Shkarjet e ndryshme në politik si është rasti i Kryeministrit të Shqipërisë më rastin e marrëveshjes

“Open Ballkan”, dhe pastaj deklarimet e politikanëve të Kosovës po paraqesin hendikep, pengësë, me pasoja të dëmshëm mbase edhe të pariparueshme. Ne vend se të kemi harmonizim ne po krijojmë ngërçe ekonomike e politike mes vete. Kjo është e dëmshme, e pa pranueshme”, deklaron Baraliu për arbresh.info

Se këto deklarime po e pamundësojnë rikthimin e sinqertë të bashkëpunimit mes dy vendeve që e kanë një komb, e thotë edhe analisti politik, Fatmir Sheholli.

Sipas Shehollit, asgjë nuk guxon të bëjë më të afërt Serbinë për Shqipërinë, se sa Kosovën.

“Unë besoj që bashkëpunimi ekziston, por nevojitet hapësirë e njerëzve të kulturës dhe artit e jo politikanëve. Nuk guxon asgjë në këtë botë të bëhet shkas që Shqipërisë t’i bëhet më e afërt

Serbia se Kosova. Kjo do të ishte çmenduri. Prandaj duhet që të ngrisin zërin artistët e intelektualët, e jo të shërbehemi me deklarata ‘pushka top ju baft’,” shprehet Sheholli për arbresh.info.

Kujtojmë se shkas për prishjen e raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë u bë edhe inicitaive politike “Open Ballkan”, në Maqedonin Veriore ku Kosova nuk morri pjesë.

E nga atje pati edhe deklarata të ashpra për udhëheqësit e Kosovës nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përçarjet nuk përfunduan më kaq, dhe u ndezën edhe më shumë kur Shqipëria zgjodhi që edhe ne organizimet e festës së birrës në Korçë të thërras për interpretim një këngëtar serbë kontrovers./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme