Javën që vjen pritet të ketë temperatura të larta në fillim, ndërsa prej fundit të javës pritet të ketë reshje shiu dhe ulje të temperaturave teksa po i afrohemi stinës së vjeshtës.
Prishtina Weather njofton se reshjet e shiut do të fillojnë nga dita e enjte.
Ky është parashikimi i plotë i motit:
Ditëve të para të javës mbetet mot shumë i ngrohtë veror. Të enjten dhe të premten priten reshje lokale shiu. Nga e premtja temperaturat në rënie.
13.09.2020 – Fusha anticiklonike të shtrira mbi rajon dhe masa të ngrohta ajrore do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot shumë të ngrohtë edhe ditëve të para të javës në vijim. Do të mbretërojë mot kryesisht me diell, por kohëpaskohe do të ketë vranësira kalimtare.
Nga dita e enjte dhe ditën e premte nga Europa qendrore një front i ftohtë do të kaloj mbi rajon, që pasditen e së enjtes dhe të premten sjell kushte për reshje lokale shiu me bubullimë. Nga dita e premte edhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme edhe nën vlera mesatare.
Në fundjavë parashihet të mbajë mot i freskët, por kryesisht me kthjellime.
14.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
15.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
16.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell, kohëpaskohe vransira kalimtare.
17.09 – Mbetet shumë ngrohtë. Pasdite pjesërisht vranët me mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
18.09 – Më freskët, kryesisht me vranësira, me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat mbeten ndjeshëm të larta mbi vlera mesatare, e nga dita e premte në rënie. Minimale do të lëvizin nga 12C deri në 14C, ndërsa maksimalet nga 27C deri në 29C, e prej së premtes do të zbresin në 21C.
Era do të vazhdojë të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë dhe mesatare 4-12m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, e më pas zbret përreth vlerave normale.
https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/3289681007746296
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...