Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se nuk është bojkotuar pjesëmarrja nga ambasadorët e vendeve të Quintit në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit.
Kupina për Klankosova.tv ka thënë se vendet e Quintit, kishin përfaqësuesit e tyre në ceremoni ndërsa aty morën pjesë disa ambasadorë të disa vendeve evropiane dhe aziatike.
”Pritja për nder të 12 qershorit ka qenë organizim i përbashkët i Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës”.
”Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë”, u shpreh Kupina.
”Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...