Në zgjedhjet lokale në Komunën e Deçanit kanë garuar pesë kandidatë për kryetar.
Por ka qenë Bashkim Ramosaj i AAK-së që ka dalë fitues që në raundin e parë të mbajtur më 22 tetor.
Pas inaugurimit ditë më parë, Ramosaj, ka pasur për mysafirë pikërisht kunndërkandidatët, që kanë shkuar ta urojnë për detyrën që ka marrë, njofton Klan Kosova.

Shkodran Imeraj, nga Nisma, Mal Lokaj nga LDK, Zekë Sinanaj nga Vetëvendosje dhe Blernad Kadrijaj nga PDK, i kanë uruar Ramosajt detyrën e kryetarit, ku për dhuratë i kanë bërë një orë muri. Mysafirët kanë thënë se zyra e kryetarit ka qenë pa orë dhe atë e ka sjell edhe që t’ia kujtojnë kohën kryetarit dhe atë.
Lokaj ka thënë se me këtë veprim po shprehin vlerat e demokracisë dhe bashkëpunimit të të gjithëve për të mirën e Deçanit. Ai ka thënë se në këtë komunë përherë ka ekzistuar fryma bashkëpunuese.
Kadridaj nga PDK theksoi aty se sot kanë vepruar sikur amerikanët, të cilët pas humbjes e urojnë kundërshtarin./Klan Kosova/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë