Dardan Krasniqit, kunatit të Albulena Haxhiut, aspak nuk i ka pëlqyer foto ku ish-deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla shihet pranë Marko Gjuriqit, duke thënë se veprimi i tij ishte gabim, shkruan Periskopi.
Krasniqi duke u ndërlidhur me këtë fotografi që shkaktoi reagime të shumta, ka kujtuar rastin kur ishte bërë zhurmë e madhe dhe si e kishin “kryqëzuar” aktivistët e VV-së, Shpend Ahmetin pasi i njëjti ishte fotografuar në palestër duke ia shtrënguar dorën Hashim Thaçit ku i pranishëm ishte edhe Edi Rama.
Ai duke aluduar në “rastin Sveqla”, thotë se shoku ia thotë shokut kritikën, në të kundërtën nuk je shok por mashtrues.
Postimi i tij:
E patëm “kryqzuar” Shpendin – ky standart për mua vlenë deri sa të jem vetmohues, parimor e konsistentë me LVV-në.
Ndryshe jam mashtrues dhe jo shok i mirë. Edhe pas kësaj ngjarje se cili nga Ne e patë mbështet pa reserva Shpendin ne ditorën e dytë.
Pra kush do me kuptuar e ka lehtë. Shoku shokut ja thotë kritikën, mendimin dhe e përqafon fortë, sepse ndryshe nuk je shok je mashtrues.

Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...