Kujtesa mbështetë dhe përmbyllë fushatën humanitare “TI JE NJË LULEDIELLI” në Republikën e Kosovës??, dedikuar fëmijëve të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të Hemato-Onkologjisë të Klinikës së Pediatrisë në “Qendrën Klinike Universitare te Kosovës”.
Kompania lidere Kujtesa ka mbështetur fushatën e Albana Osmanit “Ti je një luledielli,” e cila ka një kauze të veçantë, qe vë në qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitetet e ndryshme nën logon e lulediellit, për qëllim ndihmesën e fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të Hemato-Onkologjise te Klinikes se Pediatrisë në “Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
https://www.facebook.com/KujtesaNet/videos/2168813339801762/
Kujtesa sot ka blerë 739 bluza të krijuara për fushatën “TI JE NJË LULEDIELLI” përbërë nga pambuku ekologjik dhe i riciklueshëm, prodhuar sipas modele te standardeve evropiane ISO. Ne këto t-shirts (bluza) është vendosur një LULEDIELLI, simbol gjithëpërfshirës i forcës, shpresës dhe jetës.
Gjithsej 15 mijë euro u mblodhën si fond që ka bërë të mundur blerjen e pajisjeve të reja për në spitalin e repartin e Hemato-Onkologjise ne QKUK. Qëllimi i projektit është të plotësoj nevojën kryesore që është funksionalizimi i aparaturës flow cinometer për diagnostikimin e leucemisë tek fëmijët e moshës 0-18 vjeç.
Sot ne Kosove një numër i konsiderueshëm i fëmijëve janë të sëmurë nga leucemia, dhe diagnostikimi i tyre është i domosdoshëm , që të bëhet sa më i shpejtë dhe i sigurt.Për shkak të mungesës së reagensëve mjekët detyrohen që mostrat e gjakut ti dërgojnë në Austri për diagnostikimin e Leucemisë tek fëmijët.

Albana Osmani, iniciatorja e kësaj fushate, ka falënderuar Kompaninë Kujtesa për mbështetjen më të madhe që kjo fushatë ka pasur deri tash, duke vlerësuar angazhimin e Kujtesës për përmirësimin e kushteve te fëmijëve ne spital pediatrik te QKUK./Artikull i sponsoruar/

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...