Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz thanë gjatë një takimi, se Kosova vlerësohet si vend i sigurt i origjinës dhe se asnjë nga vendet e BE-së nuk japin azil për qytetarët e Kosovës.
Ata gjatë këtij takimi biseduan për situatën aktuale, me theks të veçantë për lëvizjet migratore dhe mundësinë e keqpërdorimit dhe keqinformimit të qytetarëve nga grupet e ndryshme të krimit të organizuar.
Hoxha dhe Markusz u pajtuan që të përcjellin mesazhin te qytetarët e Kosovës që mos të bien pre e grupeve të ndryshme të krimit të organizuar, të cilët merren me trafikimin e qenieve njerëzore, pasi që pa vizë valide nuk mund të kalohet kufiri i Hungarisë dhe se kodi penal i Hungarisë parasheh dënime të ashpra për kalime ilegale të kufirit.
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...
KRU ‘Prishtina’: Shembjen e dheut e shkaktuan punimet në ter...
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën