Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, të kryesuar nga Kryetari i këtij Komisioni, Fejzullah Hasani, me të cilët bisedoi për mundësit e organizimit sa më të mirë të këtij provimi.
Më këtë rast, Kuçi i ka uruar anëtarët e këtij komisioni për emërimin e tyre dhe njëherit ka kërkuar nga ta angazhim, profesionalizëm, cilësi dhe vlerësim real të kandidatëve të cilët i nënshtrohen këtij provimi.
Lidhur me mbarëvajtjen e provimit të Jurisprudencës, Ministri Kuçi ka thënë se qëllimi i tij dhe institucioneve tjera të Kosovës, është të përgatisin kuadro për reformën që po bëhet për rend dhe ligj, të përgatisin kuadro për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovë.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë, ai ka shtuar se provimi i jurisprudencës është bazament që i jep fuqi legale dhe profesionale njerëzve që nesër të jenë gjyqtarë, prokurorë dhe atyre të cilët ushtrojnë profesionin e avokatit.
“Gjithashtu ministri Kuçi ka ripërsëritur që ky vit duhet të jetë vit i përmirësimit të imazhit të drejtësisë dhe vit i implementimit të ligjit”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Drejtësisë.
Gjatë këtij takimi është përshëndetur edhe puna e mirë që kanë bërë Komisioni i deritanishëm për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...