Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se sot autoritetet maqedonase do ta lirojnë ish pjesëtarin e UÇK’së, Gafurr Dugollin.
Kuçi, ka thënë se pikërisht për këtë ka qenë në Shkup ku edhe ka biseduar me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë, dhe ka marrë konfirmimin që Dugolli do të lirohet.
“Kemi venë kontakt me Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë dhe sot kam marrë konfirmimin se Gafurri do të jetë i lirë”, ka deklaruar Ministri Kuçi në emisionin “Republika” të Tribuna Channel.
Këtë arrestim ai, e ka quajtur të padrejtë dhe hakmarrje politike të Serbisë.
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...