Ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se pas njoftimit për media të EULEX-it për anulim të takimit më të, ai dhe Gabriele Meucci- shef i EULEX-it, kanë biseduar në telefon dhe sipas tij ky është një keqkuptim.
“Tash e pashë komunikatën dhe bisedova për të me shefin e EULEX-it. Ka qenë një keqkuptim që u sqarua dhe vazhdon bashkëpunimi sikur ka qenë. Ne jetojmë në një vend të lirë dhe demokratik ku edhe pavarësia e gjyqësorit edhe fjala e lirë respektohen”, ka thënë ministri Kuçi për KTV-në.
EULEX ka njoftuar më herët se Sot, EULEX-i, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të lartë të gjyqësorit të Kosovës, duke përfshirë Ministrin e Drejtësisë, kanë pasur në plan që të mbajnë mbledhjen e Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit (BPSL) për të rishikuar progresin dhe forcuar qasjen e përbashkët për sundimin e ligjit në Kosovë, njofton EULEX.
“Mbrëmë, në një intervistë televizive, Ministri i Drejtësisë ka dhënë mendimin e tij lidhur me meritat e një rasti penal të profilit të lartë në Gjykatën e Apelit dhe e ka vënë në pyetje vendimin të cilin e kanë marrë gjyqtarët në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, ka shkruar EULEX.
“EULEX-i thekson se deklaratat e tilla mund të perceptohen si frikësim dhe ndërhyrje politike. Autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë që gjyqësori të gëzojë mbështetjen e duhur për të gjykuar në një mjedis të paanshëm. Pas kësaj deklarate të Ministrit të Drejtësisë, takimi i sotëm i BPSL-së shtyhet për një datë tjetër”, thuhet më tej në komunikatë.
Deklarata e Kuçi ka pasur të bëjë me rastin e dënimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.
Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...