Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adri Nurellari, ka bërë me dije se kthimi i Rusisë në Këshill të Evropës minimizon gjasat e Kosovës për t’i siguruar votat e duhura në Asamblenë Parlamentare (PACE) të kësaj organizate.
Nurellari ai ka thënë se Kosova ka pasur një shans historik për ta nisur procesin e anëtarësimit në këtë organizatë gjatë kohës kur Rusia ishte jashtë saj.
Ai e ka dënuar kthimin e Rusisë në Këshill të Evropës, duke theksuar se kjo situatë tregon se Evropa ka rënë pre e shantazhit të Rusisë dhe sipas tij kjo dëshmon se Evropa nuk është më e njëjta.
“Kjo situatë jo vetëm se tregon se Evropa ka rënë pre e shantazhit, por dëshmon edhe që Evropa nuk është më e njëjta. Pra, duket qartazi se ndryshimet e fundit tektonike që kanë ndodhur me klimën e opinionit dhe sistemet partiake të vendeve kryesore evropiane po japin impaktin e tyre në orientimin e Evropës për sa iu përket parimeve dhe vlerave të demokracisë dhe lirisë. Konkretisht, kjo zmbrapsje nuk duhet parë vetëm si një inferioritet ndaj kërcënimit të Rusisë, por edhe si një dëshmi që konsolidimi i partive jokonvencionale populiste të ekstremit të majtë e të djathtë ka ndryshuar edhe kompozimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka thënë ai në një intervistë për Epoka e Re.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...