Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar se sonte në mbrëmje do të të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, të cilët këtë vit kryen haxhin.
Në njoftimin e BIK-ut, thuhet se në grupin e parë do të vijnë haxhilerët nga Rahoveci, Shtimja, Skenderaj, Drenasi, Klina, Peja, Deçani, Istogu dhe Malisheva, shkruan Arbresh.info
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sonte në mbrëmje do të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, të cilët këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta.
Në grupin e parë do të vijnë haxhilerët nga Rahoveci, Shtimja, Skenderaj, Drenasi, Klina, Peja, Deçani, Istogu dhe Malisheva.
Lusim Zotin që haxhilerëve t’ua ketë pranuar haxhin dhe të kthehen shëndosh e mirë në familjet e tyre!
Për detaje të tjera, familjarët e interesuar, mund t’i kontaktojnë personat përgjegjës pranë Këshillave të Bashkësisë Islame të qytetit përkatës.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...