Kthehet në shtëpi, gjen xhamin e thyer dhe një plumb në dhomë

10:44 | 11 Tetor 2021

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se kur është kthyer në shtëpi ka gjetur një xham të thyer dhe një plumb në dyshemenë e dhomës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuqishtë, të Pejës pasditen e së dielës.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Kuqishtë, Pejë, 10.10.2021 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kur është kthyer në shtëpi, ka vërejtur një xham të shtëpisë të thyer dhe një predhë plumbi në dyshemenë e dhomës. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes nga ku për procedura të mëtutjeshme hetimore kanë sekuestruar predhën e plumbit të kalibrit të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara