Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është kthyer në operim njësia B1.
KEK-u tha se janë sanuar me sukses defektet e paraqitura si dhe disa sanimet të tjera të domosdoshme në njësinë B1.
“Si rezultat, njësia B1 është rikthyer në operim në ora 04:32 të datës 17.08.2025. Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona, rikthimi i njësisë u realizua në kohë të shkurtër, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimit dhe duke përmirësuar aspektet mjedisore të operimit”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.
Njësia B1 është ndalur nga operimi në mesnatën e 14 gushtit, pasi sipas KEK-ut, ishte shfaqur nevoja për ndërhyrje në elektrofilterë dhe sanime të tjera të domosdoshme./Arbresh.info/
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën