Ermal Doçi, 25-vjeç, ka qëndruar në Siri 4 muaj. Ai përshkruhet nga një bisedë e përgjuar mes imamëve Bujar Hysi dhe Almir Daci, si “një luan i përgatitur për të luftuar”.
Por, djali i cili është në listën e dëshmitarëve, mohon të ketë luftuar në Siri. Ai pohon se e mashtruan pasi i kishin premtuar studime në Damask.
Doçi, në intervistë për Top Channel, ka thënë se e ka takuar Almir Dacin kalimthi. Kurse udhëtimin deri në Siri, e ka bërë duke shkuar nga Tirana në Stamboll, nga aty në Gaziantep, e më pas duke vazhduar për në Siri.
Në pyetje se kush e çoi atje, ai than “Vet shkova. Kam pasur disa shokë që kanë shku atje për studime, nëpërmjet atyre. Po meqë më zunë trazirat nuk kisha mundësi të shkoja në shkollë dhe u detyrova të kthehem”.
Doçi ka thënë se nuk ka mbajtur armë dhe se nuk ka parë luftime.
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...