Mot stabil ditëve të ardhshme dhe rritje e temperaturave.
Në fundjavë ndryshueshëm, priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.
Mot më stabil dhe më i ngrohtë parashihet në dy ditët e fundit të muajit mars, me intervale me diell dhe vranësira kalimtare.
Në ditët e para të prillit, në fundjavë, parashihet ndryshim i situatës sinoptike, me zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima orëve të pasdites të ditës së shtunë, si dhe ditën e diel.
Fillimi i javës së ardhshme sërish sjell përkeqësim të motit me rënie të temperaturave, me të reshura shiu kohëpaskohe ditën e hënë, e lokalisht edhe mjaft intensive.
Deri në mbrëmje, nëse temperaturat pësojnë rënie të theksuar, shiu mund të shndërrohet në reshje bore.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror, që çojnë indeksin shkurtimisht në vlera të dobëta.
30.03 – Intervale me diell dhe vranësira kalimtare.
31.03 – Më ngrohtë. Intervale më të gjata me diell paradite, e më vonë pasdite vranësirat shtohen, me mundësi për riga lokale shiu në mbrëmje.
1.04 – Mbetet ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme e diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.
2.04 – Vranësira të ndryshueshme. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje lokale shiu.
3.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, që vende-vende edhe mund të jenë më intensive.
Temperaturat shënojnë rritje deri në 17C e 18C, ato maksimale, ditën e premte. Mbesin të larta deri ditën e diel, e të hënën zbresin në 7C. Minimalet nga vlera negative, shënojnë rritje në 4C e 7C.
Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 5-15m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në veriore.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditëve të fundjavës.
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...