Vazhdon kthimi i kosovarëve në vend, të cilët muaj më parë në mënyrë masive kishin marshuar drejt kufijve të vendeve Evropiane për një jetesë më të mirë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, Gjermania ka kthyer edhe 74 persona të tjerë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Ministrisë së Brendshme në Magdeburg të Gjermanisë, ditën e mërkurë në mesditë nga Leipzigu janë dërguar 74 persona për në aeroportin e Prishtinës.
“Të kthyerit janë 59 kosovarë që ishin strehuar në Sachsen, 14 nga Berlini dhe një nga Hessen”, thuhet në deklaratën e ministrisë, raporton “volksstimme.de”.
Ministri i Brendshëm, Holger Stahlknecht, ka thënë se dëbimi në mënyrë kolektive është një sinjal që kosovarët nuk duhet të kërkojnë azil në Gjermani.
“Me kthimin kolektiv ne po ua bëjmë të qartë kosovarëve se ata nuk kanë nevojë për azil dhe nuk mund të qëndrojnë në Gjermani. Ne duhet t’i dëbojmë për t’ua liruar vendin atyre azilkërkuesve që vijnë nga vendet të cilët vërtet kanë nevojë për strehim”, ka thënë ai.
Fluturimi i azilkërkueseve është bërë dje në orën 13:32 minuta. Grupi i të kthyerve ka qenë i shoqëruar nga zyrtarë policorë gjermanë, nga një mjek dhe një përkthyes.
KMDLNJ kërkon hetim ndaj ZRRE-së: Faturat e rrymës përbëjnë ...
Murati: Edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme...
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme ajrore
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...