Ministria e Financave ka kryer pagesën për 25.179 komisionerë, të cilët kanë punuar në zgjedhjet qendrore të 11 qershorit.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i MF, Muharrem Shahini.
Ai tha se të gjitha pagesat konsiderohen të përfunduara, duke përjashtuar disa raste për shkak të gabimeve në të dhëna.
“Ministria e Financave -Thesari tashmë ka proceduar për pagesë gjithsej 25.179 pagesa, sipas listave të dërguara nga KQZ, ku të gjitha pagesat konsiderohen të përfunduara duke përjashtuar rastet kur disa pagesa janë kthyer prapa për shkak të gabimeve në të dhëna (kryesisht llogaritë bankare), të cilat po korrigjohen nga KQZ sepse është përgjegjësi e tyre saktësimi dhe korrigjimi i listave të tilla. Dhe në momentin që do të na vinë të sakta të dhënat ne do t’i procedojmë për pagesë”, ka thënë Shahini.
Edhe zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se para disa ditësh janë dorëzuar të gjitha listat në Ministrinë e Financave për procedimin e pagesave ndaj komisionerëve.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...