Kryeziu: Votat për Adrijana Hodzic, delegjitimojnë vendet e garantuara për boshnjaket

16:56 | 22 Shkurt 2021

Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu thotë se votat për Adrijana Hodzic deligjitimojnë vendet e garantuara për boshnjakët.

“Nëse i lexojmë votat e subjekteve politike Boshnjake nder vitet zgjedhore, shohim trend te rritjes apo dhe mbetjes se votave ne te njëjtat përmasa, prej zgjedhjeve te vitit 2014 e deri ne zgjedhjet e vitit 2019, ka thënë ai ndër të tjera, shkruan arbresh.info.

Postimi i tij i plotë:

Votat per Adrijana Hodzic, delegjitimojne vendet e garantuara per Boshnjak
Nese i lexojme votat e subjekteve politike Boshnjake nder vitet zgjedhore, shohim trend te rritjes apo dhe mbetjes se votave ne te njejtat permasa, prej zgjedhjeve te vitit 2014 e deri ne zgjedhjet e vitit 2019. Perjashtim behet ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2021 per dallim nga viti zgjedhor 2019, kur votat jo nga ky komunitet por per perfaqesuesit e ketij komuniteti rriten per 26%.
Iniciativa e re politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic, e cila ka garuar per here te pare ne zgjedhjet e vitit 2021, ka arritur te fitoj 6739 vota gjithsejte. Deri ketu mund te konsiderohet gjithçka ne rregull, por, ajo cka i ben te diskutueshme dhe per besimin tim kunder frymes kushtetuese, eshte se afer 87% te ketyre votave i ka marre ne Komunat me shumice Serbe, ku s’ka ose ka pak shtrirje demografike te komunitetit Boshnjak.
Psh. vetem ne Komunen e Leposavicit, ajo ka marre rreth 1129 vota, ose ne Komunen e Kllokotit ne regjistrimin e popullsise s’ka asnje boshnjak te regjistruar, ky subjekt politik ka marre 248 vota. E deri sa psh. ne Komunat si Prizreni e Peja ku eshte numri me i madh i boshnjakeve qe jetojne, ajo s’ka arritur te marr as 1% te votave nga ky Komunitet.
Krejt ky proces delegjitimon perfaqesimin e komunitetit Boshnjak dhe arsyen e uleseve te garantuara per tu perfaqesuar komuniteti Boshnjak. Perveç qe kjo eshte shkelje e frymes kushtetuese, per vendet e garantuara per komunitete, ky fenomen krijon precedant per subjektet e medha politike, te cilat ne zgjedhjet e ardhshme munden ta tjetersojne vullnetin e komuniteteve perfshi dhe ate Serb, permes votave te tyre te orientuara te cilat do ti shperndajne tek satelitet e tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara