Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, ka sqaruar se sipas nenit 30 të Ligjit për Qeverinë, ekzekutivi aktual, ndonëse në dorëheqje, vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e veta deri në zgjedhjen e një qeverie të re nga Kuvendi.
Deklarata vjen pas rastit që disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët njëkohësisht mbajnë edhe poste ministrore në detyrë, vazhdojnë të qëndrojnë në ekzekutiv edhe pas shpalljes së Kuvendit si i konstituuar nga kryeparlamentari Dimal Basha.
“Kuvendi është konstituuar, por ne ende nuk kemi një qeveri të re të dalur nga ky kuvend, përkatësisht legjislatura e nëntë e Kuvendit. Neni 30 i Ligji për Qeveri e thotë qartë se Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, në përputhje me kufizimet e përcaktuara me po këtë ligji, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga ana e Kuvendit. Sa i përket rastit të znj. Haxhiu dhe znj. Rexhepi, ato janë liruar nga detyra në kabinetin qeveritar pasi të njëjtat janë zgjedhur nga kuvendi në pozitat e nënkryetarëve të Kuvendit dhe kanë detyra dhe përgjegjësi të reja”, tha Kryeziu për RTV21.
Alba: Po u martova, martohem vetëm me Limin, me asnjë tjetër
Trump: Është koha për të kërkuar një lidership të ri në Iran
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë