Ka nisur mbledhja e liderëve në samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që ka po mbahet në Slloveni.
Para se të nis mbledhja e samitit, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen para gazetarëve tha se ky është një samit i rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ajo tha se vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane, shkruan arbresh.info.
“Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, tha Von der Leyen.
Ajo shoti se gjatë vendet kanë bërë shumë reforma dhe se duhet ende punë në sundimin e ligjit, lirinë e mediave, etj.
Kryetarja e Komisionit Evropian tutje ka shtuar se duan t’ia bëjnë me dije Ballkanit Perëndimor se BE-ja është partneri favorit për ta./arbresh.info/
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...