Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Kroaci, ku do të pritet nga autoritetet më të larta shtetërore në Zagreb, transmeton arbresh.info.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, Kryeparlamentari Veseli do të takojë homologun e tij kroat, Kryeparlamentarin Gordan Jandrokoviq, me të cilin do të diskutojë për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Parlamenteve të dy shteteve.
Në një takim të posaçëm, Kryeparlamentari Kadri Veseli do të pritet edhe nga kryeministri i kroat, Andrej Plenkoviq, ku do të diskutohet për zhvillimet politike dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e politik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
Gjatë qëndrimit në Zagreb, Kryeparlamentari kosovar do të marr pjesë edhe në pritjen e Ambasadës së Kosovës në Kroaci për shënimin e 10 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku pritet të marrin pjesë edhe qytetarë të Kosovës që jetojnë në Kroaci./arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit