Veseli e njoftoi Baroneshën britanike me të arriturat dhe zhvillimet në vend, duke rikonfirmuar prioritetet e institucioneve të Kosovës për fuqizimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euro-atlantik të vendit
Në kuadër të vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot një takim të veçantë me kryetaren e Dhomës së Lordëve të Parlamentit Britanik, Baronesha D’Souza.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet që parlamentet e të dyja vendeve zhvillojnë midis tyre, si dhe për mundësitë e gjetjes së pikave të reja të bashkëpunimit në të ardhmen.
Duke e falënderuar Baroneshën D’Souza për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Britanik për Kuvendin e Kosovës, kryetari Veseli vlerësoi lart këtë bashkëpunim.
Kryeparlamentari Veseli e njoftoi Baroneshën edhe me të arriturat dhe zhvillimet aktuale në vend, duke rikonfirmuar prioritetet e institucioneve të Kosovës për fuqizimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik, integrimin në familjen e madhe evropiane, si dhe anëtarësimin në NATO.
Kryetari i Kuvendit e ftoi Baroneshën D’Souza për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...