Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quintit me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.
Kryeparlamentari Veseli i ka falënderuar ambasadorët për mbështetjen e vazhdueshme që shtetet e tyre po i japin qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të Quintit, ritheksova përkushtimin tonë institucional, për rrugën drejt integrimit euroatlantik. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj, janë të sigurt dhe nuk lejojnë që përmes dhunës t’ju ndryshohet orientimi i tyre politik. Demarkacioni dhe temat tjera me rëndësi për Kosovën, do të trajtohen në bazë të ligjeve të Kosovës dhe në bazë të procedurave demokratike. Vullneti ynë për të ecur përpara, është i pacenueshëm. Jemi falënderues ndaj miqve që na ndihmojnë në këtë rrugëtim”, ka thënë kryetari Veseli.
Në këtë takim, ambasadorët e vendeve të Quintit e konfirmuan edhe njëherë mbështetjen për shtetin e Kosovës dhe institucionet në punën e tyre, duke i dhënë mbështetje të gjitha proceseve demokratike në përmbushjen e agjendës politike për zhvillimin e vendit dhe integrimit në institucionet veri atlantike.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj