Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e festës së Bajramit, ka uruar që agjërimi i besimtarëve të ketë pranueshmëri dhe ka rekomanduar qytetarët të respektojnë vendimet për ruajtjen e shëndetit publik.
Lladrovci ka uruar që festa të shënohet duke respektuar masat dhe rekomandimet kundër pandemisë.
Postimi i plotë kryetarit Lladrovci:
Me fat Bajrami i Madh!
Pas muajit të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë që ta kenë pranueshmërinë e agjërimit te Zoti, këtij përkushtimi të veçantë të besimtarëve.
Nesër është Dita e Bajramit, andaj, ua uroj këtë festë prindërve, familjarëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, dhe të gjithë besimtarëve, me dëshirat më të mira për harmoni, dashuri dhe begati në familjet Tuaja.
Uroj që kjo festë, të shënohet edhe duke i respektuar masat të cilat i kanë dhënë institucionet tona, për luftimin e pandemisë, prandaj, ashtu sikur deri më sot, edhe sot e tutje, duhet me sukses t’i zbatojmë këto rekomandime.
Me fat Bajrami, paçi shëndet e lumturi!
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...