Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë vizatuar fshatin Krushë e Madhe ku kanë parë nga afër realizimin e projektit për ndërtimin e serrave dhe punën e fermerëve të këtij fshati.
Kryetari Latifi tha se do jemi krahë për krah me fermerët tanë, jo me fjalë por me bashkëpunim dhe me projekte të tilla të cilat mundësojnë fermerët tanë rritjen e kapaciteteve prodhuese të kulturave të ndryshme bujqësore.

Projektit për mbështetjen e fermerëve me sera e ka pritur mirë edhe përfituesi i serrës prej 5 ari Ekrem Duraku nga fshati Krushë e Madhe, i cili njihet si nga fermerët më të zellshëm të kësaj ane, ai ka falënderuar komunën e Rahovecit përkatësisht DPZHR-në për mbështetjen e pakusht dhe ka vlerësuar se tani mundësitë për rritjen e kapaciteteve prodhuese do të jenë më të mëdha./arbresh.info/



Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...