Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog.
Në takim u shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet aktuale politike, aktivitetin dhe prioritetet e Kuvendit, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, thuhet përmes një komunikate.
Kryetari Konjufca ritheksoi se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.
Konjufca dhe ambasadori Szunyog shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së Kuvendit dhe trupave të tij. /arbresh.info
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull
I pandalshëm “pirati” Vedat Muriqi, realizon gol...