Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka konfirmuar ndërtimin e linjës hekurudhore Shkodër – Gjakovë, një projekt strategjik infrastrukturor që synon të forcojë lidhjet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas tij, hekurudha do të ketë 7 stacione dhe një gjatësi prej 105.8 km, duke përfshirë 43 ura dhe 14 tunele, me një gjatësi të përgjithshme tunelesh prej 35.3 km, shkruan Arbresh.info.
Sipas studimit të fizibilitetit tashmë të realizuar, kostoja e projektit përllogaritet në 1.8 miliardë euro, nga të cilat 1.7 miliardë euro do të përdoren për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përfshin shpenzime për leje, shpronësime dhe detaje teknike.
“Ky investim rikthen në vëmendje historinë e Shkodrës dhe lidhjen e saj shekullore me Gjakovën përmes hekurudhës.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?