Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se ka pranuar një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë për orarin e ndalimit të qarkullimit.
“Në komunën e Rahovecit, orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë, si deri më tani: nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale”, ka njoftuar Latifi.
“Gjatë periudhës së ndalimit të qarkullimit, mundësohet qarkullimi i operatorëve ekonomik të klasifikuar sipas kodeve NACE”.
“Ju lutem qëndroni në shtëpi, vetëm kështu mund të ruajmë shëndetin tonë, të familjarëve dhe miqve që na rrethojnë”.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...