Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka jep dy lajme të mira për komunën që e udhëheq ai.
Lajmet e mirë kanë të bëjnë me koronavirusin, që sipas tij, kontaktet e personit të dytë që ishte diagnostikuar me virusin COVID-19 kanë rezultuar negativ.
Ndërsa lajmi tjetër i dytë sipas tij është se i riu nga Korisha ishte ndër rastet e para me koronavirus dhe është shëruar.
Haskuka shkruan se këto lajme të mira nuk bën të i realaksojnë qytetarët ngase simptomat e virusit shfaqen për dy javë e që do të thotë se mund të ketë persona të tjerë të infektuar.
Postimi i plotë:
Dje kishim dy lajme të mira. I pari ishte që kontaktet e personit të dytë që ishte diagnostifikuar me virusin COVID-19 kanë rezultuar negativ në testimet e tyre.
Lajmi i dytë ishte që i riu nga Korisha i cili ishte ndër rastet e para i diagnostifikuar me COID-19 është shëruar, duke mos e përhapur më tutje virusin.
Sidoqoftë këto lajme të mira nuk bën të na relaksojnë ngase simptomet e virusit mund të mos shfaqen për dy javë dhe kjo do të thotë se mund të ketë persona tjerë të infektuar për të cilët nuk dimë, si ishte rasti I gruas nga Korisha.
Sot ekipet e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë duke bërë intervista me familjarët dhe kontaktet e personit të tretë të infektuar (në Korishë), në ndërkohë i ftojmë gjithë kontaktet e personit që të vetizolohen për dy javë dhe nëse kanë simptome të telefonojnë në numrin 038 200 80 800.
Të ndihmojmë stafin mjekësor profesional që të bëjnë punën e tyre duke respektuar masat.
#rriNshpi
#rrineDistance
#rriPaster
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...