Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa, ka thënë se do të duhej të vjen fundi i kësaj qeverie, për shkak të bllokadave që po kalon Kosova.
Mustafa ka thënë se Kosova tashmë është në një situatë kaotike ku negociatat me Serbinë janë të bllokuara dhe Ekipi Negociator është shpallur jo kushtetues.
“Sikurse që thuhet në gjuhën e informatikës dhe elektronikës, qeveria duhet të resetohet në momentin që pajtohen partitë politike në pozitë e opozitë. Kjo do të ishte më e mira. Por, edhe nëse nuk ndodh kjo marrëveshje këta që e kanë fuqinë mund ta bëjnë këtë një ditë, por unë nuk prejudikoj kur do ta bëjnë”, ka thënë Mustafa në Dukagjin.
Ish-kryetari i Gjilanit ka thënë se PDK pas procesit të brendshëm zgjedhor ka dalë shumë më e fortë dhe është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare.
“Nëse këtyre ditëve do të mbahej një sondazh në Kosovë, gjendja do të ishte ndryshe dhe PDK do të ishte partia e parë, sidomos pas vendimit që mori kryetari Veseli”, tha Mustafa.
Mustafa thotë se gjendja jo e mirë e PDK-së në rajonin e Anamoravës, e sidomos në Gjilan, po ndodh pasi në vitin 2013 në PDK janë përcaktuar njerëz pa dëshirën e elektoratit.
“Janë imponuar njerëz pa vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Gjilan. Dega mori goditje të rëndë dhe nuk është këndellur më. Nga 12, 000 vota që kemi pasur historikisht në zgjedhjet e fundit kemi rënë në 7,500”, tha mesa tjerash Qemajl Mustafa
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...