Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në Samitin e Lirisë në Kishinau të Moldavisë, të organizuar nga Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë (ACRE).
Ky grupim, që bashkon partitë konservatore të qendrës së djathtë, përbën lëvizjen politike me rritjen më të madhe në Evropë.
Kreu i PDK-së ka folur në këtë samit për arritjet e Republikës së Kosovës që nga loria e vendit, shpallja e pavarësisë, shtet ndërtimi dhe për rrugën e integrimeve euro atlantike.
Veseli ka folur para anëtarëve të ACRE edhe për vlerat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për reformat e vazhdueshme që i bënë për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë bashkon partitë e angazhuara për liri individuale, sovranitet kombëtar, demokraci parlamentare, sundim të ligjit, pronë private, taksa të ulëta, tregti të lirë, konkurrencë të lirë dhe decentralizim të pushtetit.
Ky grupim që bashkon partitë konservatore të qendrës së djathtë, përbën lëvizjen politike me rritjen më të madhe në Evropë. ACRE aktualisht përbën grupin e tretë më të madh në Parlamentin Evropian.
Brenda Bashkimit Evropian ata promovojnë parimin e Eurorealizmit duke synuar që BE të jetë më pak e burokratizuar dhe më pak e centralizuar dhe ku shtetet e pavarura të luajnë më shumë rol.
“Partia Demokratike e Kosovës, duke qenë se promovon parime e vlera të njëjta, do të bëhet së shpejti pjesë e këtij grupimi sepse ky është orientimi i natyrshëm politik”, ka thēnë kreu i PDK-së Kadri Veseli.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...