Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi ka thënë ka thënë se barnat për coronavirus nga sot mund të hyjnë në Kosovë pa marketing.
“Deri më tani importi ka mundur të bëhet vetëm për pacientët në mënyrë individuale ndërsa nga sot barnat mund të merren edhe nga kompanitë farmaceutike e që nuk ka mundur të merret deri më tani pa ndonjë autorizim”.
Jakupi thotë se dy produktet Remdesivir dhe Favpiravir janë dëshmuar që ndihmojnë në trajtimin e coronavirusit.
“Duhet të kemi të qartë se këto nuk janë çudibërëse, por shkurtojnë kohën e shërimit nga coronavirusi te pacientët që janë mesatarisht të rëndë ose të rëndë. Pra këto barna kanë dhënë rezultate shumë të mira”, tha ai për RTV Dukagjinin.
Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës thotë se për shumë produkte farmaceutike në fillim të pandemisë u krijua mungesë në treg për shkak të panikut./Telegrafi/
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja